Zyrtare: Shtyhet ndeshja Prishtina – Trepça `89
Ndeshja në mes Prishtinës dhe Trepça `89 e paraparë të luhej të dielën është shtyrë. Këtë e ka konfirmuar ekipi kryeqytetas me anë të një njoftimi në faqen e tyre. Ndeshja e xhiros së nëntë në Superligë në mes këtyre dy skuadrave nuk do zhvillohet për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës. Kujtojmë…

Sport
Ndeshja në mes Prishtinës dhe Trepça `89 e paraparë të luhej të dielën është shtyrë.
Këtë e ka konfirmuar ekipi kryeqytetas me anë të një njoftimi në faqen e tyre.
Ndeshja e xhiros së nëntë në Superligë në mes këtyre dy skuadrave nuk do zhvillohet për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës.
Kujtojmë se ditë më parë u njoftua se Komisioni i Garave mori vendim që Prishtina mos të zhvillojë ndeshje në ‘Fadil Vokrri’, për shkak të gjendjes së fushës, por klubi nuk janë dakord me këtë vendim.
Megjithatë ndeshja e cila ishte paraparë të luhej këtë vikend ndaj mitrovicasve është shtyrë, pikërisht për atë shkak.
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Prishtinës:
“Njoftim zyrtar!
FC Prishtina njofton opinionin se ndeshja e xhiros së nëntë të Albi Superligës së Kosovës, FC Prishtina – Trepça ’89 është shtyrë për afat të pacaktuar nga Komisioni i Garave.
Kjo ndeshje ishte paraprë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë të dielën.
Sfida shtyhet për shkak të gjendjes jo adekuate të fushës.
Se kur do të cakohet orari për t’u zhvilluar ky takim, do të njoftoheni me kohë”./Lajmi.net/