Zyrtare: Sensi i Interit huazohet te Monza

Stefano Sensi është huazuar për një sezon te skuadra e Interit.

Sport

02/07/2022 13:36

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi “Zikaltër” përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, transmeton lajmi.net.

Italiani pati një sezon të vështirë me lëndime tek ish-kampionët italianë, andaj për ta rikthyer formën e dikurshme i duhet minutazhë, gjë të cilën ia siguron pikërisht Monza.

Monza po tenton të krijojë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm, pasi do të garojnë me ekipet elitare në Itali. /Lajmi.net/