Zyrtare: Ronaldinho largohet nga Fluminense

Ronaldinho është larguar nga Fluminense, vetëm dy muaj pas transferimit në klub.

Sport

29/09/2015 08:55

Ronaldinho nuk është më futbollist i Fluminenses.

Klubi brazilian ka publikuar një komunikatë duke njoftuar për shkëputjen e kontratës me ish sulmuesin e mirënjohur të Kombëtares.

I ardhur në klub dy muaj më parë, Ronaldinho ka bërë vetëm nëntë paraqitje zyrtare me Fluminensen.