Zyrtare: Roma regjistron yllin e Arsenal

Roma ka bërë përforcimin e radhës.

Sport

07/01/2022 11:01

Skuadra e Romës ka bërë një lëvizje interesante në merkato, duke siguruar shërbimet e Ainsley Maitland-Niles.

Roma tashmë kanë regjistruar lojtarin edhe në sistemin e Serie A, si përforcim të ri, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja e nënshkruar parasheh një huazim deri në qershor të këtij viti.

‘Giallorossi’ nuk kanë opsionin për transferim të përhershëm të lojtarit. Ai kaloi me sukses testet mjekësore. /Lajmi.net/