ZYRTARE: Refuzohet kërkesa për lokacionin, ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dritës në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës do të zhvillohet siç ishte paraparë.

Sport
Komisioni i Garave ka refuzuar kërkesën e Gjilanit për të zhvilluar ndeshjen ndërmjet Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton lajmi.net.
Kërkesa është refuzuar nga Komisioni i Garave dhe do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Arsyeja për refuzimin e kërkesës së Gjilanit thuhet të jetë orari i ngjeshur kur do të ketë ndeshjet të Prishtinës, të Kupës së Kosovës dhe të Kombëtareve të Kosovës.
Më poshtë mund të shihni vendimin e plotë të Komisionit të Garave./Lajmi.net/