ZYRTARE: Real Madrid njofton se Brahim Diaz i bashkohet Milanit

Brahim Diaz do të luajë me fanellën e Milan.

Sport

04/09/2020 18:50

Ishte bërë e ditur ditë më parë, por vetëm sot zyrtarizohet nga Real Madrid se Brahim Diaz do të huazohet, transmeton lajmi.net.

Faqja zyrtare e ‘Mbretërve’ bën të ditur se lojtari do të luajë një vit i huazaur, pa ndonjë opsion për blerje nga Milan.

Lojtari ka kryer testet mjekësore me ‘Rossoneri’ kurse tashmë nuk e pengon asgjë për të veshur fanellën e Milan.

Stefano Pioli duket të ketë besim të madh në talentin spanjoll, i cili nuk pati shumë hapësira në skuadrën e Real Madrid. /Lajmi.net/