Zyrtare: Raphinha vazhdon kontratën me Barcelonën

Pas një sezoni të shkëlqyer, braziliani Raphinha është shpërblyer me vazhdim të kontratës nga Barcelona. Raphinha sot ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me ekipin katalunas deri në vitin 2028, shkruan lajmi.net Pas nënshkrimit të kontratës, Raphinha iu është drejtuar me një video-mesazh tifozëve të Barcelonës. “Faleminderit për gjithë këtë dashuri. Unë e kam vazhduar kontratën…

Sport

22/05/2025 20:16

Pas një sezoni të shkëlqyer, braziliani Raphinha është shpërblyer me vazhdim të kontratës nga Barcelona.

Raphinha sot ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me ekipin katalunas deri në vitin 2028, shkruan lajmi.net

Pas nënshkrimit të kontratës, Raphinha iu është drejtuar me një video-mesazh tifozëve të Barcelonës.

“Faleminderit për gjithë këtë dashuri. Unë e kam vazhduar kontratën time dhe jam shumë i lumtur. Unë shpresoj të qëndroj këtu për shumë e shumë vite.”, tha braziliani në prononcimin e tij.

Raphinha po konsiderohet si një nga favoritët për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon./lajmi.net/