Zyrtare: Ramos në Dortmund

Borussia Dortmund ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Adrian Ramos, në vend të Robert Lewandowskit i cili do t’i bashkohet Bayern Munichut në fund të sezonit. Dortmund u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3:2 nga Real Madrid. Dhe, drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc ka konfirmuar se klubi ka reaguar…

Sport

09/04/2014 14:05

Borussia Dortmund ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Adrian Ramos, në vend të Robert Lewandowskit i cili do t’i bashkohet Bayern Munichut në fund të sezonit.

Dortmund u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3:2 nga Real Madrid.

Dhe, drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc ka konfirmuar se klubi ka reaguar shpejt për të kompensuar dëshpërimin e eliminimit me sigurimin e shërbimeve të anëtarit të Hertha Berlinit.

“Adrian Ramos është futbollist i shkëlqyeshëm dhe një prej golashënuesve më të mirë në Gjermani. Ai i përshtatet në mënyrë të përkryer kërkesave të Borussia Dortmundit”, deklaroi ai për uebfaqen zyrtare të klubit.

Ramos ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 16 gola në 29 paraqitje.