ZYRTARE: Prishtina transferon Enis Gavazajn

Enis Gavazaj është lojtari i radhës që i bashkohet Prishtinës.

Sport

05/10/2020 15:48

Skuadra e Prishtinës ka siguruar edhe një përforcim për këtë sezon.

Faqja zyrtare e ‘Bardhekaltërve’ njofton se është arritur marrëveshje mes klubit dhe Enis Gavazaj, përcjell lajmi.net.

Gavazaj, mesfushor me tipare ofensive, rikthehet te klubi i Prishtinës pas shtatë viteve.

Lojtari është shprehur i lumtur me transferimin e tij. Fjalët e Enisit mund t’i shihni në njoftimin e FC Prishtina. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/10159342908673538