Zyrtare: Përkundër lëndimit, Mbappe grumbullohet me Realin

Kylian Mbappe është grumbulluar për ndeshjen ndaj Real Madrid.

Sport

08/03/2022 11:02

Skuadra e Paris Saint Germain ka publikuar sot listën me lojtarët që udhëtojnë për në ‘Santiago Bernabeu’.

Në listën e lojtarëve të grumbulluar është edhe Kylian Mbappe, i cili dje ishte ‘viktimë’ e shumë spekulimeve.

Mbappe pësoi një lëndim në stërvitje dhe thuhej se do të humbte ndeshjen ndaj Realit, por ekzaminimet nuk treguan ndonjë lëndim të rëndë për të, përcjell lajmi.net.

Lojtari është përfshirë në listë dhe tashmë do të udhëtojë drejt Madridit, e me shumë gjasë edhe do të luajë.

Në listë është Lionel Messi, i cili kthehet në një prej stadiumeve të tij të preferuara. Më poshtë mund ta shihni listën. /Lajmi.net/