ZYRTARE: Peja transferon Knowles

KB Peja është duke vazhduar me transferime që të garojë për titullin kampion.

Sport

24/02/2022 22:13

Pasi zyrtarizuan trajnerin e ri, klubi pejan ka nisur përforcimet, ku kanë siguruar shërbimet e Preston Knowles, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Zyrtare: KB Peja nënshkruan me Preston Knowles

KB Peja njofton se ka nënshkruar me lojtarin amerikan, Preston Knowles. Knowles, i gjatë 1.85cm, ka një përvojë në liga të forta si ato të Izraelit, Kroacise, Greqise etj.

Ai pritet të i bashkohet trajnerit të ri të Hënen ekipes në stervitje.

Mirë se vjen Preston!

Welcome Preston”, shkroi klubi në komunikatë./Lajmi.net/