Zyrtare: Nkunku rinovon me Leipzig

Christopher Nkunku ka rinovuar kontratën me Leipzig.

Sport

23/06/2022 11:36

Ylli francez, Nkunku ka vendosur që të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën gjermane, Leipzig.

Faqja zyrtare e klubit ka konfirmuar rinovimin, përmes një postimi ku përcillen fjalët e Nkunku.

“Jam i lumtur të vazhdojë ta vesh fanellën e Leipzig. Pas suksesit të madh në Kupën e Gjermanisë, ishte e qartë: rruga ime nuk përfundon këtu – ne duam më shumë”, ka thënë Nkunku, transmeton lajmi.net.

Kontrata e re e Nkunku e mbanë lojtarin në skuadër deri në vitin 2026. Kontrata paraprake ishte valide deri në 2026. /Lajmi.net/