ZYRTARE: Milan konfirmon largimin e madh
AC Milan ka njoftuar se i ka shkëputur kontratën Zvonimir Boban, si zyrtar kryesor i klubit.
Sport
Përmes një komunikate, AC Milan ka falënderuar Bobanin për punën e bërë, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen.
“AC Milan konfirmon se ka informuar Zvonimir Boban për përfundimin e kontratës së tij si Zyrtar Kryesor i Klubit me efekt të menjëhershëm”, nis komunikata, përcjell lajmi.net.
“Klubi falënderon Zvonimin për shërbimet e tij në klub për nëntë muaj, dhe i uron gjitha të mirat në karrierën e tij profesionale”.
“Klubi do të vazhdojë të mbështesë Stefano Piolin dhe ekipin e tij të parë në të gjitha fushat”./Lajmi.net/