ZYRTARE: Martinez rinovon kontratën me Interin

Sulmuesi argjentinas do të vazhdojë të mbetet pjesë e gjigantit italian.

Sport

28/10/2021 18:30

Pak më parë gazetari Fabrizio Romano njoftoi se Lautaro Martinez ka vazhduar kontratën me Interin, shkruan lajmi.net.

Tani marrëveshja është zyrtarizuar edhe nga klubi italian, që kanë njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin.

Martinez ka zgjatur kontratën edhe për tre vite tjera, duke bërë që të mbetet në ‘Giuseppe Meazza’ deri në vitin 2026.

Argjentinasi llogaritet futbollist kyç i Interit dhe kështu kanë vendosur që ta mbajnë në radhet e tyre edhe për shumë vite tjera.

24-vjeçarit i është hequr klauzola e largimit që e kishte prej 111 milionë euro. /Lajmi.net/