Zyrtare: Martinelli vazhdon kontratën me Arsenalin

Gabriel Martinelli ka nënshkruar një kontratë të re me Arsenalin, duke u lidhur për një kohë të gjatë më klubin londinez. Kontrata e tij e re do të përfundoj në vitin 2027 si dhe ka brenda mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër, transmeton lajmi.net. 21-vjeçari, tani në sezonin e tij të katërt me…

Sport

03/02/2023 16:13

Gabriel Martinelli ka nënshkruar një kontratë të re me Arsenalin, duke u lidhur për një kohë të gjatë më klubin londinez.

Kontrata e tij e re do të përfundoj në vitin 2027 si dhe ka brenda mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër, transmeton lajmi.net.

21-vjeçari, tani në sezonin e tij të katërt me “Topçinjtë”, ka bërë tashmë 111 paraqitje në ekipin e parë në të gjitha garat gjatë karrierës së tij në Arsenal.

Reprezentuesi brazilian, i cili përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Botës në Katar, bëri 36 paraqitje në ekipin e parë sezonin e kaluar dhe u votua si lojtari i muajit në dhjetor 2021 dhe janar 2022 te Arsenali.

Forma e mirë e sulmuesit të ri ka vazhduar edhe këtë sezon, duke qenë gjithmonë i pranishëm në formacionin titullar në Premier Ligë për 19 ndeshjet e para të sezonit dhe ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat deri më tani, duke shënuar shtatë gola.

“Është mirë që Gabi ka nënshkruar një kontratë të re me ne. Themelet e skuadrës sonë vazhdojnë të ndërtohen mbi talentet e rinj, ndaj është mirë që Gabi ka nënshkruar një kontratë të re”, ka thënë drejtori sportiv Edu.

I lumtur me vazhdimin e kontratës se Martinellit u shpreh edhe trajneri Mikel Arteta.

“Jemi të kënaqur që Gabi ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë. Tifozët tanë e shohin cilësinë dhe energjinë e tij çdo herë që ai vesh fanellën dhe ai është i njëjtë çdo ditë në stërvitje, me punën e tij të palodhur dhe vlerat pozitive.”, tha ai./Lajmi.net/