Franca i jep fund pritjes katërvjeçare, tre lojtarë debutuan në të njëjtën ndeshje
Ndeshja e Francës ndaj Belgjikës u shënua edhe nga debutimi i tre futbollistëve me fanellën e “Gjelave”. Jeremy Jacquet, Andy Diouf dhe Lucas Da Cunha patën paraqitjen e tyre të parë me Kombëtaren franceze, duke bërë që të tre lojtarët të debutojnë në të njëjtën ndeshje. Sipas statistikave të “Stats du Foot”, një gjë e…
Sport
Ndeshja e Francës ndaj Belgjikës u shënua edhe nga debutimi i tre futbollistëve me fanellën e “Gjelave”.
Jeremy Jacquet, Andy Diouf dhe Lucas Da Cunha patën paraqitjen e tyre të parë me Kombëtaren franceze, duke bërë që të tre lojtarët të debutojnë në të njëjtën ndeshje.
Sipas statistikave të “Stats du Foot”, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur me Francën që nga 22 shtatori i vitit 2022.
Atë ditë, Franca u përball me Austrinë, ndërsa Benoit Badiashile, Youssouf Fofana dhe Randal Kolo Muani regjistruan debutimin e tyre me përfaqësuesen franceze në të njëjtën ndeshje.
Katër vjet më vonë, historia është përsëritur, me tre emra të rinj që i janë shtuar skuadrës së Francës.
Ndeshja ndaj Belgjikës ishte e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve të UEFA-s.


