ZYRTARE: Man Utd kompleton transferimin e lojtarit të parë këtë verë

Manchester United ka kompletuar transferimin e Daniel James nga Swansea City.

Sport

12/06/2019 16:14

21 vjeçari nga Uellsi, është bërë transferimi i parë i Manchester United për sezonin 2019/2020.

Pas një sezoni jashtëzakonisht të mirë te Swansea City në Championship, Daniel James i është bashkuar Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ në faqen zyrtare të klubit i kanë uruar mirëseardhje James në ‘Old Trafford’.

James po ashtu është pjesë e Kombëtares së Uellsit, ku ka regjistruar katër paraqitje dhe ka shënuar edhe një gol./Lajmi.net/