ZYRTARE: Man City prezanton pasuesin e Mikel Arteta
Manchester City kanë njoftuar se kanë angazhuar si ndihmës trajner të Pep Guardiolas, Juan Manuel Lillon.

Sport
Spanjolli 54 vjeçar që ka ndërtuar karrierën stërvitore në Spanjë, i bashkohet Manchester Cityt nga skuadra kineze Qingdao Huangha, pasi ka ndihmuar klubin të fitojë Ligën e Parë në Kinë, duke i promovuar në Superligë.
Dikur si trajneri më i ri në historinë e La Ligas, Lillo ka stërvitur një numër të madh talentësh të klasit botërorë gjatë karrierës së tij, duke përfshirë Andres Iniestan, David Villan dhe Yaya Toure.
“Jam i lumtur që jam bashkuar me stafin trajnues të Manchester Cityt”, ka deklaruar Lillo, përcjell lajmi.net.
“Marrëdhënia ime me Pep fillon para shumë vitesh, dhe jam i emocionuar që po bashkohem me të si pjesë e këtij ekipi emocionues”.
“Manchester City ka shijuar shumë suksese gjatë sezoneve të fundit dhe ka luajtur një markë të futbollit të bukur që ne kemi pritur nga ky klub dhe trajneri i tyre”./Lajmi.net/