Zyrtare: Llapi “blindon” futbollistin Avni Selmani me kontratë katërvjeçare
Llapi ka nënshkruar kontratë me futbollistin e talentuar Avni Selmanin, nipin e dëshmorit Avni Selmani – Nushi. Selmani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me ekipin e Llapi, ndërsa më parë ishte pjesë e ekipit U19, shkruan lajmi.net. “Kemi kënaqësin t’iu njoftojmë se mbrojtësi i djathtë talentuar, Avni Selmani i cili mban emrin e dëshmorit, në ditën…
Sport
Llapi ka nënshkruar kontratë me futbollistin e talentuar Avni Selmanin, nipin e dëshmorit Avni Selmani – Nushi.
Selmani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me ekipin e Llapi, ndërsa më parë ishte pjesë e ekipit U19, shkruan lajmi.net.
“Kemi kënaqësin t’iu njoftojmë se mbrojtësi i djathtë talentuar, Avni Selmani i cili mban emrin e dëshmorit, në ditën e çlirimit të Podujevës ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Llapin. Në një ditë të rëndësishme të përkujtimit të heronjëve dhe dëshmorëve tanë, trajneri ynë Tahir Batatina nuk i harron ata që ishin me të në ditë të vështira e as në ditë të mira”.
“Nipi i dëshmorit që ia ka përtrir emrin e tij, Avni Selmani – NUSHI është futbollist me potencial të jashtëzakonshëm me karakter të lartë që nuk e njeh dorëzimin në fushën e lojës”.
“I shpallur kampion me kategorinë e tij U-19, ku ishte ndër më të mirët, NUSHI tashmë kalon në ekipin senior dhe do vazhdoj të jap kontributin e tij për klubin e qytetit” – thuhet në njoftimin zyrtar të Llapit./Lajmi.net/