Zyrtare: Lajm i madh nga drejtori sportiv më i mirë në botë

Monchi nuk është më drejtor sportiv te Sevilla.

Sport

30/03/2017 21:47

Klubi andaluzian ka bërë të ditur që ka shkëputur kontratën me Monchin.

Një gjë e tillë u bë e ditur në një njoftim për shtyp nga Sevilla, përcjellë “lajmi.net”.

Monchi njihet si një nga drejtorët sportiv më të mirë në botë dhe llogaritet ndër më meritorët për sukseset e jashtëzakonshme të Sevillas në vitet e fundit në Ligën e Evropës.

Sipas të gjitha gjasave, ai do të nënshkruajë kontratë me klubin e Romës. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy