ZYRTARE: La Liga njofton për shtyrjen e një ndeshje tjetër

Pas konfirmimit të La Liga për  shtyrjen e dy ndeshjeve deri në një njoftim të ardhshëm shkaku i motit të keq që ka kapluar Spanjën, është lajmëruar edhe një shtyrje tjetër

Sport

09/01/2021 09:27

.La Liga përmes një komunikate zyrtare, ka treguar se ndeshja e paraparë të luhej mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao në ora 16:15, është shtyrë.

Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, komiteti i garës ka shtyrë këtë ndeshje, përcjell lajmi.net.

Zyrtarët e La Ligas kanë biseduar më të dyja klubet dhe kanë vendosur që kjo ndeshje të mos luhet sot.

Tani, së pari duhet shikuar orari i ndeshjeve që ata kanë dhe të mirët një vendim përfundimtar se kur do të luhet prapë kjo ndeshje./Lajmi.net/