Zyrtare: Kosova nuk pritet të përballet me Shqipërinë në ‘play-off’ të Kupës së Botës

Kosova dhe Shqipëria tashmë zyrtarisht bëjnë pjesë në vazon e tretë të ‘playoff’-it të kualifikimeve të Kupës së Botës. Kjo i bie që të dy kombëtaret nuk do të përballen ndërmjet vete në fazën e ‘play-off’. Fitorja e Ukrainës ndaj Islandës dhe humbja ndaj Anglisë e ka nxjerrë Shqipërinë nga vazo e dytë, që do…

Sport

16/11/2025 21:02

Kosova dhe Shqipëria tashmë zyrtarisht bëjnë pjesë në vazon e tretë të ‘playoff’-it të kualifikimeve të Kupës së Botës.

Kjo i bie që të dy kombëtaret nuk do të përballen ndërmjet vete në fazën e ‘play-off’.

Fitorja e Ukrainës ndaj Islandës dhe humbja ndaj Anglisë e ka nxjerrë Shqipërinë nga vazo e dytë, që do të thotë se nuk ka shanse për një derbi vëllazëror në play-off.

Humbja e Hungarisë i dha shpresë kuqezinjve që të qëndrojnë në vazon e dytë dhe të jenë mikpritës në gjysmëfinale, por fitorja e Ukrainës ndryshoi matematikat.

Të mërkurën pritet të hidhet shorti për playoff të kualifikimeve të Kupës së Botës.

Kosova dhe Shqipëria pritet të startojnë ndeshjen e parë të ‘playoff’-it si mysafirë.