Zyrtare: Kalvin Phillips lojtari më i ri i Manchester City

Kalvin Phillips është lojtari më i ri i Man City.

Sport

04/07/2022 11:09

Phillips i bashkohet Manchester Cityt me marrëveshje të përhershme nga Leeds United për 42 milionë funte plus shtesa.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi, transmeton lajmi.net.

Ai do të jetë lojtar i kampionit aktual të Premier Ligës për gjashtë vitet e ardhshme.

Interesim për të kanë pasur edhe disa ekipe, por lojtari kërkoi të luajë nën drejtimin e Pep Guardiolas.

Phillips është shprehur shumë i lumtur me kalimin te ‘Citizens’.

“Jam absolutisht i kënaqur që i jam bashkuar Manchester Cityt”, tha Phillips.

“City është dëshmuar si skuadra më e mirë në vend me një skuadër të mrekullueshme dhe një menaxher si Pep Guardiola, i cili me të drejtë konsiderohet si më i miri në botë. Të jesh në gjendje të luaj nën drejtimin e Pep dhe të mësosh nga ai dhe stafi i tij stërvitor, si dhe të jesh pjesë e një skuadre kaq fantastike është një perspektivë për të cilën jam tepër i emocionuar. City është një klub i klasit botëror me staf dhe ambiente të klasit botëror dhe është një ëndërr e realizuar që t’i bashkohesh klubit”, tha në fund Phillips./Lajmi.net/