Zyrtare: Jordi Cruyff rinovon dhe emërohet si drejtori i ri sportiv i Barçës
Barcelona ka njoftuar se Jordi Cruyff është emëruar si drejtori i ri sportiv i ekipit katalanas. Barcelona ka lëshuar një deklaratë për të njoftuar rinovimin e Jordi Cruyff me Barçën. Ai bëhet drejtor sportiv, gjë që dihet prej disa ditësh, kur deri më tani ishte vetëm anëtar i drejtorisë sportive apo sekretar teknik, siç e…
Sport
Barcelona ka njoftuar se Jordi Cruyff është emëruar si drejtori i ri sportiv i ekipit katalanas.
Barcelona ka lëshuar një deklaratë për të njoftuar rinovimin e Jordi Cruyff me Barçën.
Ai bëhet drejtor sportiv, gjë që dihet prej disa ditësh, kur deri më tani ishte vetëm anëtar i drejtorisë sportive apo sekretar teknik, siç e quajti presidenti Joan Laporta.
Klubi nuk e specifikon kohëzgjatjen e kontratës, por do të jetë edhe për një sezon.
Jordi Cruyff, i cili është rikthyer në klub që nga gushti i vitit 2021, ka pasur një pjesëmarrje mjaft aktive në dy afatet e fundit kalimtare si anëtar i Komisionit të Sporteve.
Ai ka punuar krah për krah me Mateu Alemany, drejtorin e futbollit, në përgatitjen e skuadrës, me nënshkrimin e Lewandowskit dhe Raphinhas si lojtarë kryesorë, krahas menaxhimit të largimit të 14 futbollistëve të tjerë.
Jordi Cruyff iu bashkua klubit sezonin e kaluar si drejtor i zonës ndërkombëtare të futbollit./Lajmi.net/