ZYRTARE: James Rodriguez lojtar i Everton

James Rodriguez është transferuar tek Everton.

Sport

07/09/2020 21:07

Pas shumë kohësh në kërkim të një skuadre për ta shitur James Rodriguez, Real Madrid kanë arritur marrëveshje me Everton.

Mesfushori kolumbian ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Everton, me opsion për të vazhduar edhe të tretin.

Rodriguez pëlqehet shumë nga trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, i cili punonte me lojtarin kur ishte te Real Madrid.

Mbetet të shihet nëse James do të rigjej formën  e tij të dikurshme.

Raportohet të jenë paguar 20 milionë funte për lojtarin që tek Everton do të mbajë fanellën me numrin 19. /Lajmi.net/