ZYRTARE: Hajvalia bëhet me trajner të ri

Hajvalia e ka gjetur shumë shpejtë trajnerin e ri. Vendin e Sunaj Keçit do ta zë Emin Bajrami, i cili shprehet optimist që skuadra do të dalë nga kriza.

Sport

04/11/2016 19:53

“Unë besoj fuqishëm në këta djem. Atyre iu ka humbur besimi dhe motivi. Unë i njoh shumicën dhe iu di cilësitë. Do të mundohemi që të luftojmë për barazh dhe më pas s’do të diskutohet qëndrimi në elitë. Pas ndeshjes ndaj Drenicës do të kemi pushim 2-javor dhe do të mundohem ta shfrytëzoj për ta përgatitur ekipin fizikisht, pasi që e kam vërejtur që përgatitja nuk është në nivelin e duhur.“, deklaroi Bajrami për “GazetaOlle.com”.

“E kam marrë ekipin në momentin më të vështirë duke parë gjendjen financiare dhe mungesën e lojtarëve, por unë do të mundohem ta shpëtojë Hajvalinë, sepse kjo skuadër nuk e meriton rënien nga Superliga”, shtoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.