ZYRTARE: Federata Spanjolle e konsideron marrëveshjen e La Liga-së me CVC-në si të paligjshme

Federata e Futbollit të Spanjës më në fund ka reaguar pas marrëveshjes së La Liga-së me CVC-në.

Sport

11/08/2021 10:57

La Liga kishte arritur marrëveshje me CVC-në para dy jave, ku do fitonte 2.7 miliardë euro që do investoheshin në klube dhe kompeticion, raporton lajmi.net.

Barcelona dhe Real Madrid janë dy klubet që nuk u pajtuan me këtë marrëveshje, shkaku që vlera që do fitonin sipas tyre ishte shumë e ulët, andaj edhe dolën kundër.

Të dy skuadrat e mëdha spanjolle në komunikatë zyrtare dolën kundër La Liga-së, derisa tani edhe Federata Spanjolle i ka mbështetur.

Federata Spanjolle ka bërë të qartë se e vlerëson të paligjshme marrëveshjen mes La Liga-së dhe CVC-së përmes një komunikate zyrtare./Lajmi.net/