Zyrtare: Drita prezanton mbrojtësin e Lokomotivës së Zagrebit

Nënkampionia e Superligës së Kosovës, Drita ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të merkatos së verës. Mbrojtësi Hajdin Salihu ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën gjilanase, shkruan lajmi.net. Salihu vjen te Drita pas aventurës dyvjeçare te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci. “Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë mbrojtësin e ri të klubit Hajdin Salihu i…

Sport

13/06/2023 17:44

Nënkampionia e Superligës së Kosovës, Drita ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të merkatos së verës.

Mbrojtësi Hajdin Salihu ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën gjilanase, shkruan lajmi.net.

Salihu vjen te Drita pas aventurës dyvjeçare te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci.

“Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë mbrojtësin e ri të klubit Hajdin Salihu i cili vjen nga Lokomotiva Zagreb nga Kroacia. Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar kontratë tre vjeçare dhe Salihu do të jetë bardh e kaltër deri në qershor 2026” – thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të Dritës.

Salihu para transferimit në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit ka qenë pjesë edhe e Llapit.

Përveç Salihut, Drita u përforcua edhe me sulmuesin Rilind Haziraj dhe mbrojtësin Astrit Thaqi./Lajmi.net/