Zyrtare: Darwin Nunez lojtar i Liverpool

Është zyrtarizuar transferimi i Darwin Nunez te skuadra e Liverpool.

Sport

14/06/2022 19:58

Sulmuesi uruguaian, Darwin Nunez ka kompletuar kalimin e tij te gjiganti i Premier League, Liverpool.

Faqja zyrtare e ‘Reds’ ka publikuar një video ku njoftohet transferimi, përcjell lajmi.net.

Nunez ishte lojtar i Benfica para se të kalonte te Liverpool.

Në Portugali lojtari gëzoi formë të shkëlqyer, por bëri mirë edhe në Champions League. /Lajmi.net/