Zyrtare: Cuadrado largohet nga Juventusi

Juan Cuadrado është larguar nga Juventusi pasi kontrata i skadoi në fund të këtij muaji. 35-vjeçari i jep fund një aventure të gjatë por me ndërprerje te “Zonja e Vjetër”, shkruan lajmi.net Mbrojtësi nga Kolumbia ishte transferuar në Juventus nga Chelsea në vitin 2015, në fakt ishte një marrëveshje huazimi në atë kohë, kurse në…

Sport

30/06/2023 15:19

Juan Cuadrado është larguar nga Juventusi pasi kontrata i skadoi në fund të këtij muaji.

35-vjeçari i jep fund një aventure të gjatë por me ndërprerje te “Zonja e Vjetër”, shkruan lajmi.net

Mbrojtësi nga Kolumbia ishte transferuar në Juventus nga Chelsea në vitin 2015, në fakt ishte një marrëveshje huazimi në atë kohë, kurse në vitin 2017, Juventusi e kishte blerë kartonin e tij të plotë për 20 milionë euro.

Cuadrado me Juventusin gjatë karrierës zhvilloi 314 paraqitje, shënoi 26 gola dhe bëri 65 asiste.

Kurse arriti t’i fitojë pesë tituj kampioni në Serie A, katër tituj të Kupës së Italisë dhe dy Superkupa e Italisë./Lajmi.net/