ZYRTARE: Courtois shpallet portieri më i mirë i vitit, belgut i dorëzohet ‘Yashine Trophy’
Thibaut Courtois është shpallur portieri më i mirë i vitit. Me shumë meritë, portieri belg i skuadrës së Real Madrid, Thibaut Courtois është shpallur portieri më i mirë në botë, për sezonin 2021/22, përcjell lajmi.net. Anëtarit të ‘Los Blancos’ i është ndarë çmimi ‘Yashine Trophy’, në mbrëmjen gala të organizuar nga prestigjiozja franceze, ‘France Football’.…
Sport
Thibaut Courtois është shpallur portieri më i mirë i vitit.
Me shumë meritë, portieri belg i skuadrës së Real Madrid, Thibaut Courtois është shpallur portieri më i mirë në botë, për sezonin 2021/22, përcjell lajmi.net.
Anëtarit të ‘Los Blancos’ i është ndarë çmimi ‘Yashine Trophy’, në mbrëmjen gala të organizuar nga prestigjiozja franceze, ‘France Football’.
Courtois ishte më meritori, bashkë me Karim Benzema, për triumfin e Real Madrid në Champions League edicionin e kaluar.
Aktualisht, portieri po vuan nga një lëndim. Çmimi i fituar sonte do të jetë motiv shtesë për të shtyrë për një rikuperim dhe formë më të mirë për Kupën e Botës. /Lajmi.net/