ZYRTARE: Chiesa nënshkruan me klubin e njohur, deri më 2022
Federico Chiesa ka nënshkruar kontratë të re me Fiorentinën deri në vitin 2022.
Sport
Fiorentina ka njoftuar vazhdimin e kontratës me yllin Federico Chiesa.
Klubi nga Serie A ka konfirmuar marrëveshjen me një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të klubit.
“Fiorentina komunikon vazhdimin e kontratës me futbollistin Federico Chiesa deri më 30 qershor të vitit 2022. Me gëzim të ndërsjellë e konfirmojnë lajmin për arritjen e marrëveshjes”, thuhet të njoftimin e publikuar nga Fiorentina, përcjell “lajmi.net”.
Chiesa ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në vitin e fundit duke zgjuar interesim nga disa prej klubeve më të mëdha nga Serie A. /Lajmi.net/