ZYRTARE: Chiellini rinovon për dy vite me Juventusin

Juventus ka bërë zyrtare rinovimin e kontratës së qendërmbrojtësit Giorgio Chiellini.

Sport

02/08/2021 20:17

Italiani i ka mbetur besnik “Zonjës së Vjetër” dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, shkruan lajmi.net.

Këtë e konfirmoi skuadra italiane përmes një komunikate zyrtare.

“Giorgio Chiellini është Juventus. Për një kohë të gjatë dhe do vazhdojë për sezonet e tjerë, rinovimi i kontratës është zyrtare”, shkroi klubi italian.

Ndërkohë, Chiellini do mbetet kapiten i “Bianconerëve” për se paku edhe dy vite, derisa Paulo Dybala do jetë zëvendëskapiten./Lajmi.net/