ZYRTARE: Chelsea publikon listën e lojtarëve të ftuar për finalen e Ligës së Kampionëve

Chelsea ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

27/05/2021 19:21

Skuadra e Chelseat ka publikuar listën e plotë të lojtarëve të ftuar në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt e cila do të zhvillohet të shtunën në Porto, shkruan lajmi.net.

Lajm i mirë për Thomas Tuchel është rikthimi  i Mendyt, i cili pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Aston Villas dhe u zëvendësua në pjesën e parë. Edhe Andreas Christensen dhe Mateo Kovacic kanë arritur të rikuperohen në kohë dhe janë të gatshëm për sfidë.

Lista e plotë e Chelseat për finalen e Ligës së Kampionëve:

Portierë:Kepa, Mendy, Caballero

Mbrojtës: Rudiger, Alonso, Christensen, Silva, Zouma, Chilwell, Azpilicueta, James, Emerson

Mesfushorë: Jorginho, Kante, Kovacic, Mount, Gilmour, Anjorin

Sulmues: Abraham, Pulisic, Werner, Giroud, Hudson-Odoi, Ziyech, Havertz./Lajmi.net/