Zyrtare: Chelsea ia shkëput kontratën Ross Barkley
Ross Barkley nuk do të jetë më lojtar i Chelsea. Dinamika është rritur në merkato në ditët e fundit, njësoj siç ndodh nëpër secilin afat kalimtar. Skuadra e Chelsea po bën lëvizjet e fundit për të përmirësuar situatën në klub dhe tani ka shkëputur marrëveshjen me Ross Barkley, përcjell lajmi.net. Faqja zyrtare e klubit bën…
Sport
Ross Barkley nuk do të jetë më lojtar i Chelsea.
Dinamika është rritur në merkato në ditët e fundit, njësoj siç ndodh nëpër secilin afat kalimtar.
Skuadra e Chelsea po bën lëvizjet e fundit për të përmirësuar situatën në klub dhe tani ka shkëputur marrëveshjen me Ross Barkley, përcjell lajmi.net.
Faqja zyrtare e klubit bën të ditur se palët, me marrëveshje të dyanshme, janë dakorduar që të shkëpusin bashkëpunimin.
Mesfushori kësisoj do të jetë lojtar i ri dhe mund t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër në orët e fundit të merkatos. /Lajmi.net/