ZYRTARE: Chelsea blindon talentin e radhës

Mason Mount ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Chelsean, me marrëveshjen që do ta shoh mesfushorin të qëndrojë në 'Stamford Bridge' deri në vitin 2024.

Sport

15/07/2019 17:12

Gola kishte raportuar dy javë më parë se kushtet ishin arritur mes të dyja palëve, por ishte vetëm çështje zyrtarizimi.

Anglezi është produkt i akademisë së ‘Bluve’ që nga mosha 6 vjeçare, përcjell lajmi.net.

Mount është i kënaqur që ka nënshkruajtur një marrëveshje të re, duke i thënë faqes zyrtare të klubit: “Është një moment krenarie për mua dhe familjen time”.

“U bashkova me klubin në moshën gjashtë vjeçare dhe ishte gjithmonë qëllimi im për të luajtur për ekipin e parë një ditë”.

”Do punoj fortë për të pasur ndikim te Chelsea dhe mezi po pres të fillojë sezoni i ri”, deklaroi ai. /Lajmi.net/