ZYRTARE: Ceballos edhe një sezon tek Arsenal

Dani Ceballos do të vazhdojë me Arsenal.

Sport

04/09/2020 22:42

Arsenal ka arritur marrëveshje që ta mbajë edhe për një vit mesfushorin Dani Ceballos.

Ceballos do të qëndrojë te ‘Gunners’ në formë huazimi nga Real Madrid.

Spanjolli luajti edhe edicionin e kaluar si i huazuar dhe tashmë konfirmohet të ketë kënaqur drejtuesit e londinezëve me paraqitjet e tij.

Mikel Arteta duket se kalkulon shumë në shërbimet e yllit spanjoll. /Lajmi.net/