ZYRTARE: Caldara huazohet te Venezia

Mattia Caldara është larguar nga Milani.

Sport

09/08/2021 10:32

Caldara ka kompletuar transferimin e tij te Venezia, transmeton lajmi.net.

Futbollisti është huazuar për një sezon me të drejtë blerje më pas.

Mbrojtësi asnjëherë nuk gjeti vend në formacionin e Milanit, gjë që e shtyu atë të largohet.

Venezia është skuadër e sapo promovuar në Serie A, dhe do të jetë mundësi e mirë për të që të ketë rol kyç në ekip.

“Rossonerët” përmes një komunikate kanë bërë të ditur lajmin e largimit të italianit, dhe i kanë uruar sukses në sezonin e ri. /Lajmi.net/