ZYRTARE: Borja Mayoral kalon te Getafe

Sulmuesi i Real Madridit, Borja Mayoral i është bashkuar skuadrës së Getafe në formë huazimi.

Sport

13/01/2022 13:40

Pasi nuk ishte në planet e Jose Mourinhos, Mayoral u largua para kohe nga Roma derisa i është bashkuar Getafes në formë huazimi, transmeton lajmi.net.

Getafe përmes një komunikate zyrtare konfirmoi huazimin e Mayoral, duke e mirëpritur në skuadër.

“Mirësevini në familje Borja Mayoral dhe Gonzao Villar”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, raportohet se Mayoral ka edhe opsionin e blerjes prej 20 milionë euro./Lajmi.net/