ZYRTARE: Ben White transferohet te Arsenali

Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e Ben White.

Sport

30/07/2021 17:12

Arsenal ka arritur marrëveshje me Brighton për transferimin e White, transmeton lajmi.net.

‘Topçinjtë’ pas shumë negociatave më në fund kanë finalizuar blerjen e mbrojtësit për rreth 60 milionë euro.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me Gunners të vlefshme deri në qershor të vitit 2026, dhe do të mbaj fanellën me nr4.

Trajneri i klubit anglez Mikel Arteta është shprehur i lumur me blerjen e re.

“Ben White është një mbrojtës inteligjent, stili i tij përshtatet në mënyrë të përsosur me ne. Dhe sigurisht, ai është ende i ri, kështu që mosha dhe profili i tij përshtaten me atë që po ndërtojmë këtu. Të gjithë jemi duke kërkuar përpara që Beni të jetë thelbësorë për planet tona të ardhshme afatgjata”, tha Mikel Arteta. /Lajmi.net/