ZYRTARE: Batshuayi huazohet te Besiktas
Besiktas ka konfirmuar huazimin e sulmuesit Michy Batshuayi nga Chelsea.
Sport
Belgu nuk ka pasur vend në formacionin e Chelseas, andaj edhe ka kaluar te klubi turk, ku është huazuar me opsion blerje, transmeton lajmi.net.
Dy klubet janë pajtuar nga ana financiare, derisa Batshuayi do mbajë numrin 9 në fanellë.
Përmes një postimi në rrjetin social, Besiktas publikoi një video të ‘Batman’, që është simboli që shpesh e përdor lojtari.
?#BatsmanRises pic.twitter.com/o1WJwmu60B
— Beşiktaş JK (@Besiktas) August 18, 2021
Ndërkohë, Batshuayi pas huazimit njëvjeçar do nënshkruajë deri në vitin 2025./Lajmi.net/