ZYRTARE: Barcelona dhe Juventus pajtohen për shkëmbimin e lojtarëve
Barcelona dhe Juventus janë pajtuar për shkëmbimin e dy lojtarëve.
Sport
Pak minuta më parë, faqja zyrtare e skuadrës së Barcelonës ka njoftuar për kompletimin e marrëveshjes, për shkëmbimin Maruqes – Pereira, transmeton lajmi.net.
Marques do t’i bashkohet skuadrës së Juventus, kurse Barca siguron huazimin e Pereira, me mundësi për blerje të plotë.
Pereira do të jap kontributin e tij te Barcelona B, për pjesën e mbetur të sezonit.
Njësoj edhe Marques, në Itali, do të luajë me skuadrën e dytë të ‘Zonjës së vjetër’. /Lajmi.net/