ZYRTARE: Areola rikthehet te PSG

Real Madrid ka njoftuar se huazimi i Alphonse Areola ka përfunduar.

Sport

11/08/2020 14:10

Los Blancos huazuan portierin francez për një sezon, pasi shitën Keylor Navas drejt Paris-Saint Germain, përcjell lajmi.net.

Areola tash do të kthehet te PSG, klub ky që ka pronësinë e lojtarit.

27 vjeçari bëri 4 paraqitje në La Liga, 2 në Ligën e Kampionëve dhe 3 në Kupën e Mbretit me Realin. /Lajmi.net/