ZYRTARE: Anulohet ndeshja e Bundesligës shkaku i reshjeve të borës

Ndeshja ndërmjet Arminia Bielefeld dhe Werder Bremen që ishte e paraparë të zhvillohej në kaudër të xhiros së 20-të të Bundesligës, është anuluar.

Sport

07/02/2021 14:55

Është anuluar ndeshja ndërmjet Arminia Bielefeld dhe Werder Bremenit në kuadër të xhiros së 20-të të Bundesligës, transmeton lajmi.net.

Arsyeja është moti i ligë, i cili po mbretëron në Gjermani dhe në Evropën qëndrore. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Werder Bremenit përmes një komunikatë në uebfaqen e klubit.

Vendimi u morr nga Komisioni Gjyqsor, por që nuk është marrë ende vendimi për caktimin e orarit të ri të ndeshjes.

Në fakt, për shkak të stuhisë së borës edhe në Holandë janë shtyrë ndeshjet e së dielës. Vendimi u mor një ditë më parë, pasi autoritet kishin parashikuar reshje të dendura borë./Lajmi.net/