Zyrtare: Ansu Fati i bashkohet skuadrës angleze

Futbollisti Ansu Fati është larguar nga Barcelona. Ai do ta vazhdojë karrierën në Angli te skuadra Brighton & Hove Albion. Klubi anglez ka njoftuar së fundmi se ka arritur marrëveshje me Barcelonën për sulmuesin spanjoll, Ansu Fati, i cili kalon si huazim. “Kemi kënaqësinë të konfirmojmë nënshkrimin e Ansu Fatit në huazim për një sezon…

Sport

01/09/2023 15:11

Futbollisti Ansu Fati është larguar nga Barcelona.

Ai do ta vazhdojë karrierën në Angli te skuadra Brighton & Hove Albion.

Klubi anglez ka njoftuar së fundmi se ka arritur marrëveshje me Barcelonën për sulmuesin spanjoll, Ansu Fati, i cili kalon si huazim.

“Kemi kënaqësinë të konfirmojmë nënshkrimin e Ansu Fatit në huazim për një sezon nga Barcelona”, thuhet në njoftimin e Brightonit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe skuadra kataluanse.

20-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2020 ku në 80-të paraqitje i ka realizuar 22 gola.

Ai është edhe reprezentues i Spanjës.