Kryetari i Listës Serbe kalon në partinë e Vuçiqit: Nuk jam më deputet në Kuvendin e Kosovës
Kryetari i Listës Serbe(LS), Zlatan Elek, pretendon se është anëtar i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe se nuk është më deputet në Kuvendin e Kosovës. Këto deklarata, Elek i bëri gjatë një debati parazgjedhor në televizionin Nova. “Unë nuk jam më deputet në parlamentin e Kosovës”, tha Elek, duke thënë se është anëtar i SNS-së,…
Lajme
Kryetari i Listës Serbe(LS), Zlatan Elek, pretendon se është anëtar i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe se nuk është më deputet në Kuvendin e Kosovës.
Këto deklarata, Elek i bëri gjatë një debati parazgjedhor në televizionin Nova.
“Unë nuk jam më deputet në parlamentin e Kosovës”, tha Elek, duke thënë se është anëtar i SNS-së, partisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, raporton KoSSev.