Zyrtare: Alfa Romeo konfirmon qëndrimin e Zhou edhe për sezonin 2023

Skuadra e Formula 1, Alfa Romeo ka konfirmuar se piloti Zhou Guanyu do të qëndrojë në skuadër edhe sezonin tjetër. Piloti kinez do të jetë krah Valtteri Bottas te skuadra e Alfa Romeo edhe në vitin 2023, përcjell lajmi.net. 23-vjeçari ka plotësuar pritshmëritë e skuadrës së tij, duke marrë pikë në Bahrain, Kanada dhe Itali.…

Sport

27/09/2022 11:42

Skuadra e Formula 1, Alfa Romeo ka konfirmuar se piloti Zhou Guanyu do të qëndrojë në skuadër edhe sezonin tjetër.

Piloti kinez do të jetë krah Valtteri Bottas te skuadra e Alfa Romeo edhe në vitin 2023, përcjell lajmi.net.

23-vjeçari ka plotësuar pritshmëritë e skuadrës së tij, duke marrë pikë në Bahrain, Kanada dhe Itali.

Alfa Romeo kanë mbetur të impresionuar nga përkushtimi i pilotit, i cili ka treguar një maturi të madhe, ndonëse në moshë të re.

Zhou është në pozitën e 17 në klasifikimin e përgjithshëm, me 6 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/