Zveçan: Qytetari hynë i dehur në dyqan dhe kërcënon, policia po e pret deri të këndellet që ta intervistoj

Një qytetar në fshatin Zhvernoicë të Zveçanit është arrestuar dje në ora 17:00. Kjo pasi ai kishte hyrë i dehur në një dyqan dhe e kishte kërcënuar një person që t’i jepte gjëra të ndryshme, shkruan lajmi.net Në raportin 24 orësh shkruhet se policia po e pret që të këndellet i dyshuari dhe pastaj ta…

Lajme

20/06/2025 10:07

Një qytetar në fshatin Zhvernoicë të Zveçanit është arrestuar dje në ora 17:00.

Kjo pasi ai kishte hyrë i dehur në një dyqan dhe e kishte kërcënuar një person që t’i jepte gjëra të ndryshme, shkruan lajmi.net

Në raportin 24 orësh shkruhet se policia po e pret që të këndellet i dyshuari dhe pastaj ta intervistoj.

Raporti i plotë:

KANOSJE

Fsh. Zherovnicë, Zveçan / 19.06.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se ka hyrë në dyqanin e ankuesit kosovar dhe ka kërkuar që t’i jap gjëra të ndryshme duke e kanosur. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa në  konsultim me prokurorin i dyshuari pasi të këndellet do të intervistohet dhe pastaj lirohet në procedurë të rregullt./lajmi.net/