Zubin Potok: Hajnat i hyjnë në shtëpi dhe vjedhin një motosharrë dhe një pushkë gjuetie

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Zubin Potok, ku persona të panjohur kanë vjedhur nga shtëpi një motosharrë dhe një pushkë gjuetie. Policia është duke e hetuar rastin. “VJEDHJE E RËNDË – Zubin Potok / 15.03-24.03.2024. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se persona të panjohur…

Lajme

25/03/2024 09:49

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Zubin Potok, ku persona të panjohur kanë vjedhur nga shtëpi një motosharrë dhe një pushkë gjuetie.

Policia është duke e hetuar rastin.

“VJEDHJE E RËNDË – Zubin Potok / 15.03-24.03.2024. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e një familjari të saj dhe nga aty kishin vjedhur një motosharrë dhe një pushkë gjuetie. Rasti në hetime”, ka thënë PK’ja në raportin e saj.