Zotëria Perez uron Barcelonën për transferimin e Lewandowski

Florentino Perez duket se është i kënaqur që futbollit spanjoll po i rikthehet një Barcelonë konkurruese.

Sport

18/07/2022 16:06

Barca arriti të finalizonte marrëveshjen me Robert Lewandowski pas shumë negociatave me Bayern Munich.

Ndonëse kjo është një lëvizje që e bën Barcën shumë të rrezikshme, presidenti i rivalit historik, Florentino Perez ka uruar katalanët.

Gerard Romero thotë se pas njoftimit zyrtar, Florentino Perez i dërgoi një mesazh krerëve të Barcës, përcjell lajmi.net.

Ai ka shprehur urimet e tij për arritjen e marrëveshjes.

Edhe më parë, Perez kishte kritikuar La Liga për politikat që po pengonin Barcën për marrëveshjet me lojtarët.

Florentino Perez e di se një Barcë më konkurruese për Real Madridin i bën favor edhe skuadrës së tij. /Lajmi.net/